Me emocione, çanta në duar e me pasigurinë për të ardhmen 35 gra lanë sot qelitë duke përfituar nga pr/ligji për amnistinë.
Shumë prej tyre u duhet të vazhdojnë jetën aty ku e lanë kur u futën në qeli, por ka dhe nga ata që duhet ta nisin jetën nga e para.
"Falenderoj Zotin e shtetin që më bëri të mundur të bashkohem me fëmijët e mi që i kam 7 vjet në jetimore. Nuk di çfarë më pret në liri, por uroj që edhe ato që janë brenda të lirohen sa më shpejt. Shumë prej tyre nuk meritojnë fare atë dënim" thotë njëra prej të liruarave.
"Jam dënuar për kanabis të cilin ma futën në xhep", thotë një grua rreth të 50-tave nënë e 9 fëmijëve.
Dituria tregon se i kushtoi shtrenjtë krimi që kishte bërë duke helmuar burrin, por tani është penduar.
"Përfitova 1 vit e dy muaj nga amnistia. E bëra të gjithë burgun me sakrifica të mëdha dhe jam e shkatërruar nga burgu por megjithatë jam shumë e gëzuar që përfitova nga kjo amnisti. Helmova burrin dhe më kushtoi shumë shtrenjtë. Sot nuk më ka ardhur të më presë njeri dhe më thanë që do më çojnë këto të shoqatës në shtëpi pasi jam nga Korça."
Përfitues kryesorë të kësaj amnistie janë gratë që kanë mbushur moshën mbi 50 vjeç, por që nuk kanë kryer veprat penale të parashikuara nga neni 6, burrat mbi 60 vjeç edhe në këtë rast për ata që nuk kanë shkelur nenin 6, si dhe të miturit, të cilët kanë kryer veprën penale, kur kanë qenë më të vegjël se 18 vjeç