TIRANË- Qeveria ka shtyrë afatin e kredisë së financimit gjerman, FFW për unazën e jugut të transmisionit të energjisë të linjës 110 kw.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh në një deklaratë për mediat se investimi do të rrisë sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e jugut.
"Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjetike që qeveria shqiptare po vazhdon", tha Gjiknuri.
Gjithashtu, ministri Gjiknuri njoftoi se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i linjës së interkonjuksionit me Kosovën dhe ndërsa vitin që vjen do të ketë një projekt tjetër me Maqedoninë.
Sipas Gjiknurit "rrjeti i transmetimit të energjisë është një infrastrukturë kritike tepër e domosdoshme dhe demostron vullnetin e kësaj qeverie që megjithëse vështirësive që ka ky sektor të vijojë në rrugën e investimeve që shumë shpejt energjia nga një sektor problematik të kthehet në promoter të zhvillimit të ekonomisë dhe me çmime të qëndrueshme".