A1 Report - Parlamenti spanjoll rrezon kerkesen e Katalonjes per referendum

2015-08-22 1

SPANJE- Me 299 vota kundër, 47 pro dhe 1 abstenim, parlamenti spanjoll hodhi poshtë kërkesën e autoriteteve katalanase për të mbajtur një referendum për pavarësi më 9 nëntor të këtij viti.

Kryeministri i spanjoll Mariano Rajoy tha para votimit se referendumi do të ishte një shkatërrim ekonomik si për Katalonjën ashtu edhe për Spanjën. Ai shtoi se mbajtja e referendumit është e jashtëligjshme sipas ligjeve spanjolle, pasi referendumi mbi sovranitetin duhet të mbahet në rang kombëtar dhe jo rajonal.

Por presidenti katalanas Artur Mas tha pas votimit se qeveria e tij rajonale do të vazhdojë përpara me planin për të mbajtur referendumin në nëntor. Ai shtoi se autoritetet katalanase do të mundohen të gjejnë mekanizma ligjor për të vazhduar me konsultimet mbi referendum.

Katalonja gëzon një autonomi të gjerë, por kriza ekonomike e Spanjës ka ngjallur nacionalizmin në rajon. Tensioni mes qeverisë rajonale dhe asaj spanjolle është rritur muajt e fundit lidhur me mbajtjen e referendumit dhe të krizës ekonomike. Katalonja është një nga rajonet më të zhvilluara të Spanjës me një popullsi prej 7.5 milionë banorë.

Free Traffic Exchange