7 politikanë në hetim për pastrim parash, Gazheli: Prokuroria nuk çon dosjet në gjykatë

2015-08-22 2

Shtatë politikanë janë hetuar vitin e shkuar për akuzën e pastrimit të parave. Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli, bëri të ditur shifrën në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, por pa dhënë emra konkretë se për cilët politikanë bëhet fjalë.