Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit Parave, ka fajsuar Prokurorinë, për numrin e vogël të çështjeve që shkojnë në gjykatë në lidhje me veprën penale të pastrimit të parave.
Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, i kërkoi Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje, pasi sipas tij mund të jenë mangësirat në dokumentacion, që sjellin pushimin e hetimit.
Drejtori, Gent Gazheli, pa përmendur emra konkret, deklaroi se në vitin 2013 ka pasur 7 raste ku janë hetuar politikanë për pastrim parash.