Vlorë, prezantohet prefektja e re, Rama: Uroj të bësh gjysmën e atyre që the

2015-08-22 1

Prezantohet zyrtarisht sot prefektja e re e Vlorës Etjona Hoxha. Në ceremominë e organizuar sot në mesditë në teatrin "Petro Marko" merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Prefektja e re, Etjona Hoxha, e cila në këtë detyrë zëvendëson Besnik Dervishin, premtoi se "Do eliminojë emërimet abuzive në punë. Do I japim fund nepotizmit dhe korrupsionit"
Në fjalën e tij kryeministri Rama garantoi se qeveria do e mbështesë duke i përcjellë dhe urimin të bënte të paktën gjysmën e atyre që deklaroi. .
Gjithashtu Rama premtoi se qeveria do të realizojë të gjitha premtimet duke bërë edhe ndryshimin e madh për vendin.
Kryeministri theksoi se duhet t`i jepet fund nepotizmit dhe zhvillimi i Shqipërisë të bazohet tek instrumentat që garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit,
Ndërsa ministri Tahiri e cilësoi si të domosdoshëm reformimin e institucionit të prefektit.
Etjona Hoxha është pedagoge në departamentin e Gjuhë-Letërsisë, në Universitetin e Vlorës, 'Ismail Qemali'. Gjithashtu, ajo është pjesë e Asamblesë Kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste.