A1 Report - Elbasan, autoboti perplas per vdekje 52 vjeçarin me biçiklete

2015-08-22 2

ELBASAN - Një autobot me targa maqedonase ka aksidentuar sot në Elbasan për vdekje një 52 vjeçarin i cili po udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e unazës ku autoboti me targa SHR989TA ka aksidentuar 52 vjeçarin, Zami Dedja. Mësohet se Dedja ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e e plotë të ngjarjes.

Free Traffic Exchange