Një person i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet tip "Range Rover" mesditën e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Elbasanit.
Viktima e këtij aksidenti është Ardian Rika, 35 vjeç banues në Elbasan i cili humbi jetën në Spitalin Rajonal të Elbasanit pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve.
Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është me targa AA 404 PD. Ai është përplasur me tre automjete të tjera të parkuara në anë të rrugës përpara se të përfundonte në trotuar ku edhe ka goditur për vdekje personin që udhëtonte me biçikletë
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit A.S 44 vjeç banues në Elbasan.