A1 Report - Serveri i tatimeve, Kushtetuesja 'rrëzon' Kuvendin, 'pranon' PD-në

2015-08-22 0

TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisjoni hetimor për të zbardhur çështjen e serverit të Tatimeve.

Kushtetuesja shfuqizoi në këtë mënyrë si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e Kuvendit që nuk miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni që do të hetonte për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve. Përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se kërkesa për komision hetimor, u rrëzua pa shkaqe ligjore dhe se argumenti se për këtë çështje po hetonte prokuroria, nuk qëndron.

Serveri i Tatimeve u bllokua pak muaj më parë duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri të sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal.

Free Traffic Exchange