A1 Report - Raporti i BERZH, Rama: Ndërveprim për t'i dhënë fund tranzicionit

2015-08-22 1

TIRANE- U prezantohet raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë (BERZH) për tranzicionin në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama, i pranishëm , tha se duhet ndërveprim i brendshëm për ti dhënë fund një bote të shkuar sic e quajti ai, për të hyrë në një botë të re "që s'jemi", duke iu referuar integrimin në BE.

"Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë dhe më thellë, tranzicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi. Këto janë periudha kur të gjitha sistemet e vlerave bien, kur kulturat zbulohen e rizbulohen. Janë periudha më shumë për të imituar se ndërvepruar. Sfidat e tranzicionit janë të shumëfishta dhe të ndërlidhura sa nuk mund të zgjidhen pa ndërveprim. Të kurojmë një sëmundje kronike të procesit politik në vend, që është mungesa e ndërveprimit të brendshëm, në mënyrë që përmes tij t'i japim vetes instrumente real dhe konkret shumë efikas për ta ndryshuar realitetin e përditshëm, për t'i dhënë fund një tranziocioni që vijon jo vetëm në formën e një përpjekje për integrimin e vendin, për t'i dhënë fund që bote që s'është më dhe për të hyrë në një botë që s'jemi, po edhe për t'i dhënë fund një tranzicioni në kulturën tonë të qeverisjes, duke folur qartë dhe duke ndërvepruar", tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare foli për nevojën e moderzimit të të gjtihë sistemit në tërësi. "Që do të thotë instrumente të reja dhe efikase kundër korrupsionit, për të rritur trtansparencën e jetës ekonomike dhe për t'i bërë transparente marrëdhëniet mes individëve dhe shtetit, dhe shërbimeve që kanë ndaj individit", sqaroi kryeminsitri Rama.

Free Traffic Exchange