TIRANE- Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një zënke në Tiranë. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë "Inxhinierisë së ndërtimit", ndërsa sherri ka vazhduar deri në përdorimin e thikës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur E. Maçellari, 24 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, policia e mbërrit në vendngjarje ka arrestuar një person të dyshuar si autor të plagosjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.