TIRANË- Në Ditën Botërore të Autizmit, institucionet shëndetsore në vend kanë gjetur një mënyrë tejet origjinale për të shprehur angazhimin që ata kanë për të dhënë përparësi të gjithë fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Nëna e një vajze të vogël e prekur nga autizmi, e cila ka qenë e ftuar në këtë panel, ka ndarë me të gjithë kalvarin e vuajtjeve por edhe shpresën se tashmë po shikon një rreze shprese në fund të tunelit edhe për trajtimin e kësaj kategorie.
Për zëvendësministren e Arsimit, Nora Malaj dhe atë të Shëndetësisë mënyra më e mirë për integrimin e kësaj kategorie është përfshirja në klasat publike dhe asistimi i tyre më mësues mbështetës. Por ekspertët e kësaj fushe shprehen se kjo ka investime kolosale.
2 prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe Institutii i shëndetit publik organizoi një aktivitet sensibilizues me ministrinë e shëndetëisë dhe atë të arsimit. Në vendin tonë nuk ka ende një studim të qartë për numrin e të prekurve, por mendohet se 1% e fëmijëve janë të prekur nga kjo sëmundje.