A1 Report - "Dita e gruas" nën muzikën italiane të Verdit dhe Mascagni, TKOB

2015-08-21 5

Dy nga kolosët e muzikës operistike italiane, Verdi dhe Mascagni vijnë në ditën ndërkombëtare të gruas, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Dy veprat e njohura, "Trovatore" dhe "Cavalleria Rusticana" bëjnë bashkë një kast të gjerë artistësh.

Mbrëmja gala ka sjell në Tiranë dirigjentin e ri italian, por mjaft të suksesshëm, fituesin e çmimit "Pitagora", Fabio Conocchiella. Në këto dy vepra do të interpretojnë artistët Armaldo Kllogjeri, Eva Golemi, Eriona Gjyzeli, Irini Nikolla, Manjola Konjari, Mariana Leka, Sonila Baboçi, Shpresa Beka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, shoqëruar nga kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B, me regji të Nikolin Gurakuqi.

Gjatë provave gjererale, artistët Irini Nikolla dhe Ylber Gjini, të cilët interpretojnë në duet e cilësuan këtë shaqje të veçantë dhe të rëndësishme dhe për festën e gruas.
"Kjo mbrëmje gala vjen në kuadër të festës së gruas por edhe për të gjithë spektatorët", u shpreh Ylber Gjini.

Koncerti udhëton në muzikën dramatike italiane nga Verdi tek Mascagni. Arie, duete dhe ansamble nga operat do të jenë në programin që i ofrohet publikut këtë fundjavë nga solistët e TKOB-së në datat 8 dhe 9 mars.

Free Traffic Exchange