A1 Report - Reforma, Veliaj: Do te rishikojme pensionet speciale per politikanet

2015-08-22 4

TIRANE - Reforma në pensione dhe pikërisht nëse do të rritet ose jo mosha e daljes në pension, janë çështjet më të debatuara të këtyre ditëve. Por çfarë do të bëhet me pensionet suplementare, ku çdo vit rritet numri i përfituesve. Të gjitha këtyre pyetjeve, Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj u ka dhënë përgjigje në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com". Sipas, Veliajt mosha e pensionit do të rritet për ata persona që sot janë 30-40 vjeç dhe nuk do të prekë atë kategori personash të cilët janë në prag pensioni. Sipas tij, reforma do të shtrihet edhe për pensionet suplementare, çka parashikon edhe ulje të pagesës, por edhe rritje të moshës për funksionarët e lartë shtetërore.


Zoti Veliaj, në analizën vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore u shprehët se grupi i punës ka përfunduar dy opsionet e skemës së re të pensioneve. Në ç'fazë është kjo reformë?
Gjatë kësaj kohe, grupi i punës ka punuar në mënyrë intensive dhe ka hartuar dy opsione për drejtimin që mund të marrë reforma e pensioneve. Aktualisht, është në prag të përfundimit edhe llogaritja e efekteve financiare e sociale të këtyre opsioneve. Duhet pasur parasysh se çështja e pensioneve është shumë komplekse dhe kërkon një planifikim afatgjatë, deri në vitin 2080, të treguesve kryesore të skemës. Tani që edhe ky proces është në përfundim e sipër, dy opsionet do të konsultohen me partitë politike, grupet e interesit dhe partnerët socialë, e pas një debati të gjerë e gjithëpërfshirës, çka mund të sjellë edhe ndryshimin e ndonjë prej parametrave, do të zgjidhet vetëm një nga opsionet, i cili do të zbatohet në vitin 2015.

Rritja e moshës së pensionit është diskutuar gjerësisht në media. Ju jeni shprehur se mosha nuk do të rritet për ata që janë në prag të daljes në pension. Si qëndron kjo çështje?
Së pari, dua të sqaroj se rritja e moshës nuk do të prekë ata që janë në prag të daljes në pension, por brezin e ri që sot janë 30 -- 40 vjeçarë. Së dyti, duhet të kuptojmë se rritja e moshës së pensionit është e pashmangshme dhe kjo për faktin e thjeshtë se jetëgjatësia e njerëzve është rritur. Skema e pensioneve funksionon njësoj si një llogari kursimi. Gjatë viteve të punës, një individ kursen një pjesë të pagës së vet në mënyrë që në pleqëri të ketë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën. Sot, njerëzit jetojnë më gjatë dhe nëse mosha e daljes në pension vazhdon të mbetet e ulët, një individi i takon të derdhë sigurime shoqërore për 30 vjet dhe të përfitojë një pension po për 30 vjet.

Në një skemë si kjo që ne po ndërtojmë, ku masa e pensionit varet katërcipërisht nga kontributet e derdhura, pensioni mujor do të ishte shumë i ulët për të përballuar jetesën. Duhet mbajtur parasysh se, parimisht, kohëzgjatja e gëzimit të pensionit s'mund të jetë më e madhe se 15 vjet. Rrjedhimisht, të gjitha vendet po shkojnë drejt një rritjeje graduale të moshës së daljes në pension. Edhe ne jemi duke punuar për hartimin e një strategjie afatgjatë të rritjes së moshës së pensi...

Free Traffic Exchange