A1 Report - Shkoder, hyn ne fuqi moratoriumi për gjuetine e peshkut ne liqen

2015-08-22 0

SHKODER- Pas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës nga 1 Prilli deri në fund të muajit Maj, organizata e menaxhimit të peshkimit në bashkëpunim me një sërë institucionesh të tjera kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar peshkatarët që të peshkojnë në këtë liqen. Ditën e sotme kanë nisur edhe patrullimet në liqenin e Shkodrës.

Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka urdhëruar ndalimin e peshkimit me çfarëdo lloj mjeti dhe metode gjuetie, të të gjithë llojeve të peshqve në Liqenin e Shkodrës nga data 1 prill deri në 31 maj 2014, me përjashtim të peshkimit të ngjalës me grepa.

Peshkimi i paligjshëm rrezikon ripërtëritjen e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, megjithëse janë shpallur zona të mbrojtura.

Periudha Mars-Maj është koha gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, sidomos në Liqenin e Shkodrës, i cili është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan.