KIEV - 'La Verkhovna Rada', parlamenti i Ukrainës, ka aprovuar ligjin për zhvillimin e ushtrimeve ushtarake në territorin ukrainas me vendet e NATO-s dhe Bashkimit Europian. Propozimi ishte bërë javën e kaluar nga presidenti i vendit Oleksandr Turcinov dhe në këto ushtrime do të marrin pjesë 2.500 ushtarë ukrainas dhe gjithashtu të huaj.
Pas invazionit të Krimesë nga ana e ushtarëve rusë dhe të paraushtarakëve pro-Moskës, Kievi është alarmuar për prezencën e dhjetëra ushtarëve rus në kufi me Ukrainën. Parlamenti ukrainas ka aprovuar gjithashtu një rezolutë, me anë të së cilës detyron Ministrinë e brendshme dhe shërbimet e sigurimit, të bëjnë çarmatosjen e grupeve me armatosje të paligjshme.
Kjo rezolutë, është aprovuar me 256 vota pro edhe pse nevojiteshin të paktën 226. Kjo rezolutë ishte propozuar nga kreu i grupit të partisë së Timoshenkos `Atdheu`, Serghiei Sobolev, i cili ka denoncuar përkeqësimin e situatës kriminale dhe janë verifikuar shumë raste të përdorimit të armëve jot ë autorizuara. Ndërkohë, forcat e policisë kanë sekuestruar disa armë në hotel Dnipro, në Kiev, që është edhe zona e grupit paraushtarak të ekstremit të djathtë Pravi Sektor.
Ndërsa Rusia nga ana e saj ka rritur çmimin e gazit për Kievin. Përfaqësuesi i Gazprom, Alexiei Miller, ka deklaruar rritjen e gazit për Ukrainën. Tarifa e re do të jetë 385,5 dollarë për 1 mijë metra kub. Pas rritjes së çmimit, mbaron kështu ulja e bërë në muajin dhjetor për Ukrainën