A1 Report - Vlorë, AKU merr mostra në pikat e tregëtimit të bulmetit

2015-08-22 0

VLORË - Autoriteti i Kontrollit Ushqimor nis aksionet në tregjet e qytetit të Vlorës për cilësinë e bulmetit por edhe përmbajtjen e niseshtesë .

Inspektoret e AKU-së kanë marrë mostra në të gjitha pikat e tregëtimit të bulmetit në tregjet e qytetit për të shmangur tregëtimin në to të produkteve të dëmshme për shëndetin e konsumatorit .

Renato Banushi, kreu i AKU-së bën me dije se në sitën e AKU-së do të kalojnë të gjitha pikat e tregëtimit në të gjithë qarkun e Vlorës , pas pikave të tregëtimit në qytetin e Vlorës , aksioni do të vijojë edhe në Sarandë, Delvinë e fshatra.
sinkron...

Ndërkohë, Banushi theksoi se edhe konsumatori duhet të jetë selektiv në përzgjedhjen e produkteve dhe subjekteve ku blen.