A1 Report - Autoriteti rrugor: S'ka projekte të reja, do mbyllim ekzistueset

2015-08-22 2

TIRANË - Autoriteti rrugor i Shqipërisë këtë vit nuk do të nisë asnjë rrugë të re, por do të mbyllë investimet në rrugët që ishin hapur nga qeveria Berisha si dhe do të shlyejë borxhet ndaj biznesit.

Dashamir Xhika, kreu i këtij autoriteti, ka deklaruar në komisionin e veprimtarisë prodhuese se plot 14 miliardë lekë nga buxheti i tyre do të shkojnë për larjen e detyrimeve të prapaabetura ndaj firmave që kanë kryer punimet në rrugë.

Për vitin 2014 autoriteti rrugor i Shqipërisë, ka vendosur të mos hapë asnjë projekt të ri, por i gjithë fondi prej 9.5 mlnd lekësh që ajo ka në dispozicion do të shkojë për të përfunduar rrugët e hapura nga qeveria Berisha dhe shlyer borxhet e prapambetura firmave të ndërtimit.

Dashamir Xhika, drejtori i përgjithshëm i autoritetet që administron rrugët nacionale gjatë raportimit në komisionin e veprimtarisë prodhuese, ka shpjeguar se përse u zgjodh kjo strategji nga qeveria.

"Rrugët e hapura dhe në ndërtim janë të shumta, ndërsa buxheti prej 5 miliardësh lekë nuk mjafton. Një tjetër shkak që nuk do të hapen fronte të reja rrugësh janë edhe borxhet e larta që janë trashëguar", ka thënë Xhika.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e investimeve do të orientohen drejt sinjalistikës rrugore dhe mirëmbajtjes, ndërsa çështjen e shpronësime e ka cilësuar si gangrenë.

Ai u ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta të anëtarëve të komisionit të veprimatrisë prodhuese se në qendër të investimeve për këtë do të jenë akse nacionale të rëndësishme si rruga Lezhë -- Fushë Krujë, riveshja e rrugës Milot --Lezhë, segmenti Plepa -Rrogozhinë, rruga Lushnje-Berat, rruga Lin-Pogradec do të bëhet e kalueshme brenda këtij viti, gjatë muajit prill do të nisin punimet për ndërtimin e by passit të Fierit dhe pas pak muajsh edhe për atë të Vlorës. Ndërsa 1 miliardë lekë të reja do të shkojnë për mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës dhe atij të Elbasanit.

Free Traffic Exchange