TIRANE - Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp ka akuzuar ministrinë dhe Forcat e Armatosura sipas opozitës për paaftësi në lidhje me ngjarjen e Librazhdit, ndërsa i është bashkuar ngushëllimeve të familjes së Arben Doskut
"Ngjarja e sotme është pasojë e shmangies së ushtrisë nga misioni kushtetues dhe shndërrimi i saj në ndërmarrje pastrim-gjelbërimi. Poligonet duhet të jenë në trajtim të vazhdueshëm, derisa të mbarojë procesi final i pastrimit të tyre. Ministria e ka të përgatitur planin për pastrimin e poligoneve, plan i cili nuk është zbatuar nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo ngjarje e rëndë vjen për shkak të paaftësisë dhe papergjegjshmerise në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura." është shprehur zëdhënësi i PD, Alban Zeneli.