A1 Report - Kom. hetimor per policine, do degjohen Tahiri, Burgaj e Kuliçaj

2015-08-22 1

TIRANE- Komisioni hetimor për lëvizjet ne policinë e shtetit zbardh listën e emrave që pritet të marrin pjesë ne dëgjesa në datën 7 -- 8 prill.

Mes tyre ministri Brendshëm Sajmir Tahiri, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ish Zv Drejtor i Përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj, Drejtori aktual i Përgjithshëm i policisë Artan Didi.

Ndërsa deri në datën 5 prill komisioni vendosi që të jetë mbledhur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm.

Kësaj seance në komisionin hetimor për policinë e shtetit nuk i kanë munguar as debatet dhe batutat mes kryetarit të komisionit Arben Ristani dhe deputetit socialist Paulin Stërkaj kur ky i fundit ka propozuar që deputet të punojnë bashkë me ekspertët për verifikimin e dosjeve .

PD: NË DISA DOSJE MUNGON DËSHMIA E PENALITETIT
Ekspertët e PD-së deklarojnë se ka mangësi në dosjet e largimeve dhe të emërimeve që janë bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit hetimor i cili po heton lëvizjet në polici, eksperti i PD-së shprehet se ka dosje ku mungon madje edhe dëshmia e penalitetit. Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga eksperti i PS-së, Eridian Salianji i cili argumentoi se komisioni ka kërkuar 4 dokumente dhe jo dosjen e plotë.

"Mungojnë aktet e njoftimit në rastet e lirimit. Për një pjesë të dosjeve mungojnë vlerësimet e punës, sipas ecurisë në karrierë nga dita e nisjes punës deri me lirim. Për 187 të liruar nga policia,kemi marrë 33 dosje dhe këo kanë mangësi.Për masa disiplinore, në 30 raste mungojnë akte, dokumenti i vërtetimit të personalitetit. Janë vërejtur se në disa dosje mundgojnë dëshmitë e penalitet. Për personat e transferuar mungon akti i njoftimit . Do të propozoja listë pagesat pasi ka raste që është shkarkuar dikush ne dhjetor ndersa ne shtator është emëruar tjetri, pra dy veta në një vend," u shpreh eksperti i PD-së.

"Ajo që parashtroi kolegu ka të bëj me dosjen e plotë . Këto janë dokumentet bazë. Në qoftë se doni ta thelloni është çështje tjetër ", u shpreh eksperti i PS-së, Eridian Salianji.