'Gerveni', Nishani nepermjet zyres se shtypit:Shefi i FA-se cenoi kompetencat e Presidentit

2015-08-22 0

TIRANE- Presidenti Bujar Nishani përmes zyrës së shtypit reagoi sot ashpër ndaj Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës i cili dje i kërkoi Kundëradmiralit Kristaq Gërveni të kthehet në Tiranë pasi i ka mbaruar mandati si përfaqësues i Shqipërisë në NATO.

Për Nishani me këtë veprim i gjeneralmajor Jeronim Bazo "tejkaloi kompetencat", "eshtë bërë interpret i kompetencave të Presidentit të Republikës", "prodhoi propagandë" por dhe i kërkon "një ushtaraku të lartë të braktisë detyrën".

"Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gërvenit për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t'u kthyer në Atdhe pa dalë Dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën. I vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës.", tha sot zëdhënësja e Presidentit në një prononcim për median.

DEKLARATA E PLOTE
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura u njoh me deklaratën për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të datës 25 mars 2014.

Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gërvenit për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t'u kthyer në Atdhe pa dalë Dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën.

I vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës.

Në deklaratën për shtyp duke cituar: "...urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në Atdhe nuk cenon kompetencat e Presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit pasi Gervenit i ka mbaruar afati 3- vjeçar i qëndrimit në detyrë", Shtabi i Përgjithshëm i FA:

1 -- Ka bërë një akt që nuk është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat.

2 -- Është bërë interpret i kompetencave të Presidentit të Republikës, që është absolutisht e palejueshme.

3 -- Është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore.

4 -- Ka ndikuar në krijimin dhe shtimin e një konfuzioni ndërinstitucional, aq të papranueshëm dhe të dëmshëm, veçanërisht në periudhën që po kalojmë.

5 -Ka prodhuar propagande, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të...

Free Traffic Exchange