A1 Report - Serveri i Tatimeve, Bylykbashi: Kushtetuesja te zbardhe vjedhjen

2015-08-22 0

TIRANE- Marrja e të dhënave nga Serveri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është shtruar sot në tryezën e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit mori në shqyrtim prentendimet dhe provat e palëve, nisur nga kërkesat e Grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me atë çka konsiderohet prej tyre, si vjedhja më e madhe e të dhënave në histrorinë e shtetit shqiptar.

Por nga ana e saj, Administrata Tatimore ka deklaruar më herët se, serveri i tatimeve është prekur gjatë kohës ku ai administrohej nga ish-qeveria demokrate dhe se aktualisht ai është mjaft i sigurt. Megjithatë, opozita me anë të përfaqësuesve të saj ligjor, i ka qëndruar pretendimit se nga ky server, janë marrë në shkelje me ligjin të dhëna mbi bizneset në vend.

Opozita i kërkoi Kuvendit që të ngrinte një komision hetimor në lidhje me këtë abuzim, por mosmiratimi i kësaj kërkese bëri që çështja të shkojë në Kushtetuese. Gjykata nga ana e saj, ka marrë në administrim provat e palëve dhe do të shprehet në vazhdim në lidhje me pretendimet e opozitës.

Free Traffic Exchange