TIRANE- Të gjithë ata persona fizikë e juridikë që dëmtojnë mjedisin do të përballen me penalitete. Këtë fakt e ka shprehur edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një konferencë të zhvilluar në kuadër të parandalimit të krimit mjedisor. Ministri Naço tha se dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye shtrohet nevoja e zbatimit të ligjit për mjedisit. Ashpërsimi i masave penale ndaj abuzuesve me mjedisin do të mbështetet edhe nga ministria e Drejtësisë.
"Në mjedis ka dëme te konsiderueshme, ndaj ligji për mjedisin duhet të vihet në zbatimit. Për mjedisin kemi legjislacion të konsoliduar. Duhet të ashpërsohen masat penale për abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme janë të pamjaftueshme.
Krimi mjedisor në disa raste i kalon kufijtë. Krijimi mjedisor është i lidhur me krime të tjera. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë luftën ndaj këtij krimi me ashpërsimin e masave penale. Duhet bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin ndaj mjedisit", tha ministri Naço.
MINISTRIA E MJEDISIT KONFERENCË PËR PARANDALIMIN E KRIMIT MJEDISOR NË VEND
Në kuadër të projekteve me Asistencë Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin dhe Zbatimin e Legjislacionit Kombëtar Mjedisor (SELEA) dhe Konsolidimi i Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri (PAMECA IV), Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri organizuan Konferencën Ndërkombëtare "Parandalimi i Krimit Mjedisor në Shqipëri".
Zëvendësministrja e Mjedisit Djana Bejko iu referua ndryshimeve që ky dikaster i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë për të bërë ndryshime në ligjet aktuale në lidhje me krimin ndaj mjedisit.
"Shkeljet e ligjit të mjedisit dhe efektet e tyre përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mjedisin, ekonominë e vendit dhe qytetarët. Për këtë arsye duhet reaguar në mënyrat, me mjetet, dhe masat e duhura. Inspektoriati i Mjedisit i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat ligjore që të amendohet Kreu i 4 i Ligjit të vitit 1995, mbi "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Ky amendim i Kreut të 4 të Kodit Penal "Vepra penale kundër mjedisit" dhe pasurimi i tij me vepra të reja është një domosdoshmëri dhe në zbatim të Konventave Ndërkombëtare si "CITES", "BASEL", "MARPOL", në të cilat Republika e Shqipërisë është pale", tha zv/ministrja Bejko.
"Ndryshimet në ligj do të ndihmojnë për problematikat e hasura nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në zbatim të kompetencave ligjore -- nga mungesa e një ndarje të qartë të shkeljeve administrative nga ato penale, - si dhe nga vakuumi ligjor lidhur me veprat penale mjedisore, duke i konsideruar ato nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatave kompetente si kundravajtje administrative", thuhet nw njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.
Zv/ministrja Bejko tha se këto ndryshime do të garantojnë një mbrojtje më të lartë të mjedisit natyror dhe përbërësve të tij.
"Për këtë arsye kërkojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtës...