TIRANE- Të gjithë ata persona fizikë e juridikë që dëmtojnë mjedisin do të përballen me penalitete. Këtë fakt e ka shprehur edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një konferencë të zhvilluar në kuadër të parandalimit të krimit mjedisor. Ministri Naço tha se dëmet në mjedis janë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye shtrohet nevoja e zbatimit të ligjit për mjedisit. Ashpërsimi i masave penale ndaj abuzuesve me mjedisin do të mbështetet edhe nga ministria e Drejtësisë.
"Në mjedis ka dëme te konsiderueshme, ndaj ligji për mjedisin duhet të vihet në zbatimit. Për mjedisin kemi legjislacion të konsoliduar. Duhet të ashpërsohen masat penale për abuzuesit me mjedisin. Masat e deritanishme janë të pamjaftueshme.
Krimi mjedisor në disa raste i kalon kufijtë. Krijimi mjedisor është i lidhur me krime të tjera. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë luftën ndaj këtij krimi me ashpërsimin e masave penale. Duhet bashkëpunim rajonal për të luftuar krimin ndaj mjedisit", tha ministri Naço.