A1 Report - Trupa e baletit te Kosoves performon shfaqen Dasma ne TKOB

2015-08-21 10

Në skenën e Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit u ngjit në skenë Trupa e baletit të kosovës me shfaqjen "Dasma" të cilët shënuan rikthimin pas 34 vjetësh të marrëdhënieve të ndërprera me Teatrin Kombëtar të Operas.


Baleti "Dasma" krijoi një atmosferë të adhurueshme e cila u duartrokit nga spektatorët e shumtë kosovar e shqiptarë.




Një shfaqje e jashtëzakonshme nga trupa e baletit e Kosovës e përgatitur me koreografi të Ilir Kernit dhe koreografit kosovar Mehmet Bakalli.

Baleti "Dasma" paraqet një temë dashurie midis dy të rinjve të nacionaliteteve të ndryshme që kanë qenë në konflikt, por me fund të lumtur.


Dje, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, dhe përfaqësues të trupës së Baletit të Kosovës, kanë dhënë një konferencë për shtyp me rastin e bashkëpunimit për realizimin e shfaqjeve të përbashkëta që kanë nisur më 14 mars dhe do të përfundojnë më 17 mars 2014.

Kjo thurrje eksperiencash, kulturash është një moment historik, i cili afron në mënyrë institucionale kulturën shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.

Free Traffic Exchange