A1 Report - Gërdeci, Kodheli:Abuzoi qeveria e kaluar, ne po e rehabilitojmë

2015-08-21 0

TIRANE- Sot mbushen 6 vjet nga tragjedia e Gërdecit. Shpërthimi i një punishteje të demontimit të municioneve, e licencuar nga shteti i mori jetën 26 personave, mbi 300 u plagosën ndërsa mijëra banesa dhe biznese u dëmtuan.

Sot, më 15 mars 2014 kjo zonë vazhdon të mbetet një ndër hot-spotet e rrezikshme, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura. Të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për mbetjen të gjymtuar e prishjen e shtëpive.

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli akuzoi qeverinë Berisha për keqmenaxhim dhe abuzim ndërsa qeveria aktuale po merret me rehabilitimin jo vetëm të zonës por dhe të dëmtuarve nga kjo tragjedi.

"Jemi në një nga vendet që nuk do të harrohen lehtë për shkak të trishtimit që shkaktoi shpërthimi i Gërdecit me 26 të vrarë, qindra të plagosur. Ne e konsiderojmë sot Gërdecin një hot spot që akoma duhet të pastrohet. Janë rreth 68 mijë mera katrorë akoma për tu rehabilituar, ndërsa janë rehabilituar 7 mijë metra katrorë."- tha Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila sot paradite ishte në Gërdec.

Free Traffic Exchange