A1 Report - 1000 punonjës të ARMO pa rroga në Fier: "Po fshehin lëvizjet financiare"

2015-08-22 0

FIER - 1000 punonjës të rafinerisë së naftës ARMO nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh. Sot shumë prej tyre kanë protestuar në ambientet e brendshme uzinës. Punonjësit paralajmërojnë se nuk do ndalin protestat deri në marrjen e pagave.

?Që po vdesin njerëzit nga gazi unë marr 100 mijë lekë ilaçe në muaj edhe une do vdes?, - thotë një punonjës.

?Dy muaj pa marrë i treti brenda?, - shprehet një tjetër.

?Është detyrim i mospagesës së pagave të dy muajve pasi ka kaluar afati. E vërteta është që kompania ka fshehur nuk ka bërë transparencën për të gjitha lëvizjet financiare që janë bërë dhe këtë e kemi kërkuar disa herë dhe këtë e kanë fshehur dhe mendoj që edhe ky veprim i mos kalimit të lekëve është një veprim i kamufluar i kompanisë . Ne shpresojmë që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem?, - thotë një tjetër punëtor.

Kryetari i sindikatës së rafinerisë Kamber Iljazi thotë se gjendja është agravuar tej mase dhe protestuesit nuk do të tolerojnë në kërkesat e tyre.

?Nuk do lëshojmë pe për të gjitha kërkesat ekonomike që janë të cilat fillojnë nga pagesa e muajve çështja më delikate më serioze është sigurimi i jetës punonjësve?, - u shpreh Iljazi.