TIRANE- Partia Demokratike do të vazhdojë të ketë një qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin.
Vendimi i grupit PD-së u bë publik paraditen e sotme nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se statusi në qershor është në rrezik kërcënues dhe bën thirrje qeverisë Rama-Meta të ndryshojnë me urgjencë kursin antieuropian.
"Grupi PD do të vijojë të ketë qëndrim të kushtëzuar në Parlament për shkak të shkeljes së Kushtetutës në seancën e 20 shkurtit, kur Kuvendi shkarkoi kreun e ILDKP-së, Zana Xhukën dhe emëroi Shkëlqim Ganaj. Qëndrimi do të mbahet derisa të rivendoset ligji dhe Kushtetutshmëria në Kuvend. Nuk është fjala të mbrojmë një individ. Ne mbrojmë një parim standardet dhe institucionet e pavarura,perspektivën europiane"- tha Basha para deputetëve të grupit PD.