GJIROKASTER - Seria e vjedhjeve në zonat minoritare në rrethin e Gjirokastrës kanë nxitur banorët e zonës të kërkojnë një takim urgjent me deputetin e LSI-së, Vangjel tavo. Banorët kanë kërkuar më shumë prezencë të patrullimeve të policisë, pasi sipas tyre vjedhjet janë shtuar dhe mungesa e policisë në këtë zonë e bën më të lehtë punën e hajdutëve.
Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, deputeti Tavo ka mbështetur kërkesat e banorëve. "Është një problem kërcënues, për këtë komunitet që jeton në këto treva. Ka të bëjë me çështjen e rendit dhe qetësisë publike në këto zona. Dëshiroj të theksoj që sot pata një komunikim me drejtorin i cili më ka informuar se janë ndaluar dje tre persona që dyshohet se janë persona që kanë marrë pjesë në këto vjedhje shtëpish." -- tha deputeti Tavo.
Ndërkaq, policia e Gjirokastrës, ka arrestuar dje tre te rinj nga Elbasani, si autorë të mundshëm të grabitjeve të ndodhura në zonën e Dropullit.