A1 Report - Arsimimi, apeli i Koalicionit: Te rritet cilesia e mesimdhenies

2015-08-21 0

TIRANE- Në ditën e 7 Marsit, festës së Mësuesit, Koalicioni për Armimin e Fëmijëve i bën apel Ministrisë së Arsimit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në gjitha nivelet. Në një deklaratë për mediat, ky Koalicion ngre shqetësim sa i takon arritjeve të nxënësve në vendin tonë, duke vënë theksin në rishikimin e programeve mësimore dhe trajtimin profesional të mësuesve. Sipas Koalicionit për Arsimimin e Fëmijëve, e rëndësishme është gjithashtu të ketë një rritje të buxhetit vjetor për armimin, në mënyrë që rezultatet sa i përket shkollimit në të gjitha nivelet të jenë të kënaqshme.

Cilësia e arsimit në vendin tonë është një ndër debatet më të forta në vendin tonë. Si pasojë e kësaj cilësie të dobët që ka pasur deri më sot sistemi aktual i arsimit, Shqipëria është renditur ndër vendet e fundit për performancën dhe nivelin e arritjeve të nxënësve.

Për t'i dhënë fund kësaj situate, Koalicioni i kërkon gjithashtu ministrisë së Arsimit që të marrë masa të menjëhershme duke ndryshuar kështu tablonë e cilësisë së shkollave shqiptare.

Sipas këtij koalicioni, sigurimi i cilësisë së mësimdhënies në të gjitha nivelet, trajtimi profesional i figurës së mësuesit, trajnimi cilësor i tyre si dhe krijimi i rrethanave lehtësuese dhe motivuese në zhvillimin e mësimdhënies duhet të shihen me përparësi nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në një sërë rekomandimesh drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ky koalicion sugjeron se rruga drejt cilësisë së arsimit mund të kalojë nëpërmjet certifikimit dhe vlerësimit të pavarur të mësuesve dhe stafit akademik, sigurimit të trajnimit profesional dhe cilësor para dhe gjatë karrierës së mësuesve; Përmirësim i kushteve të punës dhe stimulimi i të gjithë mësuesve që ushtrojnë profesionin në zonat e thella malore, është një tjetër ndërhyrje që mund të bëhet në favor të cilësisë së mësimdhënies. Po ashtu, përfshirja e mësuesve dhe edukatorëve romë, egjiptianë dhe të minoriteteve të tjera të diplomuar për të paraqitur modele të roleve pozitive për të gjithë fëmijët e përkatësive të tjera, mund të ketë ndikime pozitive.

Ky koalicion sugjeron që të rritet buxheti vjetor për arsimin për të siguruar arsim falas për çdo fëmijë në arsimin fillor publik.

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri beson se zhvillimi i një sistemi arsimor profesional është shumë i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë në arritjet e nxënësve.

SUGJERIMET PER NDERHYRJET NE ARSIM
Certifikim dhe vlerësim të pavarur të mësuesve dhe stafit akademik, sigurimi i trajnimit profesional dhe cilësor para dhe gjatë karrierës së mësuesve;

Përmirësim i kushteve të punës dhe stimulimi i të gjithë mësuesve që ushtrojnë profesionin në zonat e thella malore

Përfshirja e mësuesve dhe edukatorëve Rromë, Egjiptianë dhe të minoriteteve të tjera të diplomuar për të paraqitur modele të roleve pozitive për të gjithë fëmijët e përkatësive të tjera.

Të rritet buxheti vjetor për arsimin e Republikës së Shqipërisë për të siguruar arsim falas për çdo fëmijë n...

Free Traffic Exchange