TIRANE- Pas gati dy orësh është mbyllur protesta e shoferëve të furgonave 8+1, e mbështetur edhe nga Kreu i Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja. Fillimisht protestuestit kanë qëndruar para Kuvendit, ndërsa më pas kanë protestuar para Kryeministrisë.
Protesta ka nisur në orën 09:15 dhe ka përfunduar në orën 12:15. Në të morën pjesë drejtuesit e furgonave 8+1, me kërkesën e një dialogu me Ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, për anulimin e ligjit të vitit 1998 që i ndalon ata të marrin pasagjerë në rrugën e kthimit.
"Të ulemi në tavolinë të bisedime për të gjetur zgjidhje. Nuk kishit pse të ndërprisnit seancën parlamentare se ne nuk do të sulmonim as deputetët as Kuvendin", tha Kalaja duke shtuar se nuk do të ndalen me protestat. Protesta para kryeministrisë u zhvillua pak pasi komisioneri i KE-se Stefan Fyle ishte larguar nga kryeministria.
Sipas Presidentit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, protesta e shoferëve të taksive 8+1 është paqësore, dhe kërkojnë dialog me qeverinë për të zgjidhur situatën. Kalaja tha se mungesa e seancës parlamentare është e "paprecedent në histori", në një ditë që sipas tij "duhet të ishte kërkuar seancë e veçantë për të ndryshuar ligjin për transportin brenda standardit europian".
"Sot më mirë sesa kurrë keni ardhur në këtë protestë paqësore, edhe pse në parlament mungojnë deputetet, ngjarje e paprecedent në histori që deputetët të tremben të mbyllin parlamentin të anulojnë seancën plenare. Sot në duart tona ndodhen karafilat, nuk ndodhen as bombat as tritoli që ka pushuar Shqipërinë, as vrasjet dhe as krimet. Ne nuk jemi kriminele, jemi njerëz paqësore, sindikaliste, dhe kërkojmë dialogun social, tavolinat e bisedimeve. 35 ditë nga protesta juaj, keni pasur mbështetjen e sindikalistëve dhe do vazhdoni ta keni.
Ilir Meta kur ka qenë kryeministër nuk e ka zbatuar këtë ligj, pasi e dinte se do krijonte një gropë sociale, duke lënë pa punë mijëra njerëz, dhe pa të ardhura mijëra familje.
Ju keni votuar më 23 qershor për ditë më të mira. Dhe jo sot të zbatohet një ligj që ka 13 vjet që është hartuar.
Deputetët e parlamentit shqiptar sot duhet të ishin takuar me juve, dhe të bisedonin. Duhet ta kishin kryer seancën edhe nëse nuk do të ishte folur për të mos patur parlament.
Duhet të ishte kërkuar seancë parlamentare e veçantë për të ndryshuar ligjin brenda standardit evropian".
Kalaja tha se duhet t'i jepet kohë shoferëve të taksive 8+1 për të shlyer borxhet. Si dhe shtoi se duhet të krijohen kushte për transport të sigurt dhe të përshtatshëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve.
"Duhet të ndryshohet ligji në përputhje me standardet e BE. Apo të sigurohet transport për qytetarët me trena, apo transport urban sipas standardeve. Po ku i kanë axhensitë, terminalet, çmimet e biletave. Po ku i kanë këto", tha Kalaja.
Duke shtuar se protesta e shoferëve të taksive 8+1 vijon prej 35 ditësh, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipëris...