A1 Report - Maqedoni, votohet unanimisht per shperberjen e Parlamentit

2015-08-21 0

MAQEDONI- Deputetët maqedonas votuan me unanimitet, në favor të shpërbërjes së parlamentit. Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim, Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në 27 prill. Pikërisht në këtë datë do të mbahet dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Pak para votimit Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, tha se deputetët arritën të ngrenë nivelin demokratik të punës në parlament. Ai u uroj të shohë bashkëpunim të mëtejshëm mes palëve pas zgjedhjeve të parakohshme.

Kërkesa për zgjedhje të reja presidenciale u propozua të shtunën e kaluar nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët nuk arritën të gjejnë marrëveshje për një kandidat konsensual për president me forcat e tjera politike.

Partitë politike në vend kishin rënë dakord paraprakisht, ndaj dhe votimi i sotëm në parlament ishte thjesht një formalitet.

Free Traffic Exchange