TIRANE- Tani që të gjithë jemi më të qetë Carlo Bollino gazetari i njohur Italian tregon të vërtetën për armët kimike në Shqipëri.
"Heshtja e dyfishtë" libri i gazetarit Bollino nga sot është në stendat e të gjitha librarive dhe në pikat kryesore të gazetave.
Libri, i shtypur nga Shtëpia botuese "Toena" tregon të gjithë sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.
Ky është një libër i mirëfilltë gazetaresk i modelit "instant-book" që aplikohet për herë të parë në