A1 Report - Vlore, vihen ne eficence 6 radare Çela:Rritet siguria ne vijen bregdetare

2015-08-21 1

VLORE- Pas 3 vitesh jashtë funksionit, strukturat e policisë kufitare në Vlorë kanë vënë në eficencë 6 radarë, për monitorimin e hapësirave ujore. Drejtori i policisë kufitare në Vlorë, Sokol Çela ka sqaruar se vitet e fundit kanë qenë në eficencë vetëm 2 radarë, nga 6 që duhet të ishin në funksion. Pas ndërhyrjes nga strukturat e policisë kufitare tashmë është bërë e mundur funksionimi i 4 radarëve të tjerë, duke rritur siguria në vijën bregdetare, si dhe do të parandalohen trafiqe të ndryshme, apo do kryhet verifikimin e anijeve të peshkimit, sidomos kur janë në vështirësi.

Çela tha se lufta ndaj trafiqeve, sidomos ato kundër lëndëve narkotike është forcuar edhe me rritjen e bashkëpunimit me "Guardia di Finanza".

Tashmë, me sistemin e radarëve kanë akses dogana, peshkimi, kufiri dhe ushtria.