A1 Report - Punonjesit e KQZ-se, trajnim online per zgjedhjet vendore 2015

2015-08-21 5

TIRANE- Punonjësit e KQZ-së do t'i nënshtrohen një trajnimi online në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi sot programin më të ri kompjuterik për sistemin e menaxhimit të të mësuarit i përgatitur nga USAID.

E-learning "kështu quhet programi më i ri kompjuterik që do të trajnojë punonjësit e KQZ-së, në mënyrë që të jenë më profesionist në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015. Kjo është një mënyrë online trajnimi i cili sipas kryetares së KQZ --së Lefteri Lleshi, do t'i mësojë në distancë anëtarët e komisioneve të ZAZ-ve, QV-ve dhe grupet e numërimit, si të manovrojnë punën e tyre gjatë procesit zgjedhor.

Drejtori i IT-së Petrit Gjokutaj shpjegon se nëpërmjet këtij programi kompjuterik, punonjësit e KQZ-së, do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me të rejat e KQZ-së.

Sipas tij, punonjësit do kenë mundësi të komunikojnë online me njëri-tjetrin, të informohen rreth punës së tyre, të bëjnë vetëvlerësim, si dhe të nxjerrë konkluzione për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi i punonjësve të KQZ-së është financuar nga USAID dhe do të drejtohet nga një grup pune i ngritur enkas.

Free Traffic Exchange