A1 Report - PD: Rishikojme marredhenien me Kuvendin, protesta te tjera

2015-08-21 2

TIRANE- Tre inspektorë të Inspektoratit të Punës në Tiranë, arrestohen teksa merrnin nga 40 mijë lekë ryshfet në zyrë.

Skuadrat e forcës së posaçme operacionale kanë finalizuar një hetim të përbashkët të Drejtorisë së Antikorrupsionit, si dhe Antikrimi Ekonomik i Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve tre inspektorët e arrestuar janë Taulant Mançellari, Sotiraq Lala dhe Hajredin Gjoksi.

Inspektorët akuzohet se merrnin nga 40 mijë lekë prej bizneseve ku ushtronin kontroll dhe gjenin punonjës të padeklaruar.

Inspektorët merrnin shumën e parave për të mos përfshirë konstatimet në raportet e tyre.

Mançellari, Lala dhe Gjoksi, janë arrestuar në kushtet e flagrancës, dhe dërguar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policia ka marrë deklarimet e drejtorit të inspektorëve të arrestuar, por nga hetimet ai nuk rezulton të ketë dijeni për rastet e mitmarrjes së Mançellarit, Lalës dhe Gjoksit.

Skuadrat e forcës së posaçme operacionale kanë finalizuar një hetim të përbashkët të Drejtorisë së Antikorrupsionit, si dhe Antikrimi Ekonomik i Policisë së Shtetit. Tre inspektorë të Inspektoratit të Punës janë arrestuar, dhe dërguar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve inspektorët Taulant Mançellari, Sotiraq Lala dhe Hajredin Gjoksi akuzohen për mitmarrje. Të njëjtat burime thanë se po vijohet me kontrolle në banesa dhe shoqërime të tjera, ndërsa detajet priten të bëhen publike pas operacionit.