A1 Report - Protesta PD para kryeministrise Basha,Rames:Puno ose largohu

2015-08-21 2

TIRANE- Ka zgjatur më pak se një orë marshimi protestë që opozita organizoi sot kundër qeverisë në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Marshimi protestë i nisur në orën 14: 20 minuta nga sheshi "Skënderbej" u mbyll në orën 15:09 me fjalimin e kreut të PD-së Lulzim Basha para godinës së kryeministrisë.

Kryetari i PD-së tha se protesta e sotme do të pasohet me protesta të tjera dhe i bëri thirrje qeverisë Rama-Meta të mos luajë me Kushtetutën, Institucionet e Pavarura me konsensusin e statusin.

?Protesta u mbyll paqësisht me të mbaruar fjalimin kryetari i PD-së Lulzim Basha. Protestuesit, mbështetës të opozitës të ardhur edhe nga qytete të tjera por edhe të zhgënjyerit nga qeveria, kishin mbushur bulevardin nga Hotel "Dajti" deri tek godina e kryeministrisë. Mbështetësit mbanin pankarta "Konsensus jo tritol", "Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë".

Gjatë protestës godina e kryeministrisë, para ruhej nga një kordon policor i cili ishte kryesisht me police femra. Fjalimi i Bashës zgjati më pak se 15 minuta.

ORA 14: 55 BASHA: VENDI NE UDHEKRYQ, QEVERIA RAMA- METAS PO SHKEL DEMOKRACINE
"Keni vërshuar si asnjëherë më parë në këtë bulevard. Ju drejtohem ju dhe mijëra aty të tjerëve që u nisë u bllokuan që të bëheshin pjesë e kësaj dite. Në këtë marshim proteste ne vijmë për të përkujtuar një ditë të shënuar me gërma të arta, 20 shkurtin e 1991, kur të rinj e të reja, burra e gra të këtij vendi rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, që mbajti për 50 vite këtë vend nën thundër. Nderim dhe respekt të gjithë atyre që na lanë trashëgimi këtë ditë të dinjitetit qytetar, të civilizmit, që është shembull i gjallë frymëzimi për të gjithë. Sot 23 vite më pas vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Ne çdo ditë shohim se si qeveria Rama-Meta po shkel vlera të mëdha që janë bërë pjesë e qytetarëve, siç janë liria shteti ligjor, punësimi, aspirata europiane, vetë demokracia. Përkeqësimi edhe shtëpi e më shtëpi që kur erdhën këta. Me këta horizonti Shqipërisë mbyllet ditë për ditë orë për orë"

BASHA: BARRIKADE KUNDER OLIGARKEVE TE RINJ
"Jemi mbledhur këtu sot, para se e keqja të shkojë në fund, para se të marrin statusin e vendit kandidat në Qershor pasi e humbëm në Dhjetor 2013. Ja ku jemi këtu, barrikadë kundër oligarkëve të rinj, siç i stigmatizoi demokracia më e madhe e botës. Jemi të gjithë bashkë për të treguar me gisht qeverinë si shkaktaren e gjendjen së rëndë, për ta përballur me mashtrimet dhe dështimet e padëgjuara. Për ta paralajmëruar që të kthehet me urgjencë në binarët e ligjit, para se të jetë vonë dhe vullneti ynë do të jetë një pol i demokracisë."

BASHA: LERI PERRALLAT PUNO OSE LARGOHU
"Çfarë emri ka marrja e votave me një listë të gjatë premtimesh dhe të hidhen që të nesërmen sipas shprehjes popullore, kalova lumin .... çfarë emri ka? Mashtrim dëgjoj dhe e ka emrin mashtrim dhe e ka emrin Edi Rama. Ka vetëm një zgjidhje dhe asnjë tjetër, hap sytë sheshi, marshimi, protesta popullo...