BERAT- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka parë nga afër ecurinë e punimeve që po kryhen në bulevardin "Republika". Projekti i nisur prej dy muajsh për rikonstruksionin e sheshit qendror dhe pedonales së re është vlerësuar nga kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se, investimi pritet të shërbejë edhe si magnet për thithjen e vizitorëve të huaj. Rama shtoi po ashtu se, ky projekt i jep më shumë mundësi biznesit të vogël.
"Gjithë çfarë përfshinë ideja bazë mund të realizohet, edhe lulishtja edhe dy anët e munguara që duhet lidhin sheshin me stadiumin. Në mënyrë që të transformohet rrënjësisht kjo pjesë e qytetit dhe të shërbejë si magnet i fortë për të tërhequr më shumë vizitorë dhe për të rritur edhe konsumin, sidomos duke shtuar shumë mundësitë për biznesin e vogël", tha Rama në gjatë vizitës në Berat.
Ky projekt është një investim i përbashkët shqiptaro-amerikan me vlerë prej 1.8 milionë dollarësh.
Më pas, Rama ka zhvilluar edhe një vizitë të paparalajmëruar edhe në zyrën e Hipotekës, në drejtorinë e Shëndetit Publik, si dhe në disa subjekte private në Berat.