A1 Report - A1 Report - Onkologjiku, akselerator linear për trajtimin e tumoreve

2015-08-21 4

TIRANE- Falë një kredie prej 2 mln euro të qeverisë austriake pacientët te Onkologjiku tashmë do të trajtohen me akselerator linear, që është teknologjia më e avancuar në trajtimin e tumoreve.

Drafti për ratifikimin e marrëveshjes është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e PD-së kanë kërkuar që të normohet përdorimi i tyre.

Minstri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka konsideruar të drejtë shqetësimin e opozitës dhe ka deklaruar se ata kanë marrë hapa konkretë në këët drejtim.

Ministri Beqaj ka shpjeguar se me paratë e buxhetit të shtetit do të ndërtohet bunkeri ku do të strehohet aparatura që falë saj do të përfitojnë rreth 1500 pacientë. Kjo marrëveshje kredie, e cila duhet paguhet për 15.5 vjet, është votuar në unanim nga të gjithë anëtarët e komisionit të ekonomisë