A1 Report - Parlament, Rama: Furgonet licence si taksi

2015-08-21 1

Kryeminitri Edi Rama , zgjedh sallën e parlamentit, për të sqaruar skemën e qeverisë për përmirsimin e transportit të taksive 8 +1. Ai ka deklaruar transformimin në këtë sektor duke pohuar se asnjë furgon nuk do të funksionojë pa license dhe se ata që do udhëtojnë në linja ndërqytetase, do të pajisen me license taksie


Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicensuara, qeveria do t`u japë kohë për t`u riorganizuar të gjithë atyre që e kanë një licencë të rregullt dhe që do të bëjnë një zgjedhje bazuar në kushtet e tyre nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal apo nëse do të bëjnë shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që ka përcaktuar licencën për ta. Dhe së treti qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik. Për të bërë të mundur që mos të kemi autobuza të standarteve europiane vetëm në ato linja të Tiranës që u vunë në kohën kur ju bëtë të njëjtën protestë, të njëjtën rezistencë dhe nga ana tjetër të formalizojmë sektorin. Është sektor i mbytur nga informaliteti, është sektor i mbytur nga konkurrenca e pandershme, është sektor i mbytur nga kthetrat e pamundësisë për t`u zhvilluar. Ne duhet të formalizojmë sektorin dhe do të hapim prespektiva të reja për të gjithë ata që në këtë sektor kanë investuar deri më sot dhe për të gjithë ata që duhet të investojnë në këtë sektor. Dhe nuk kemi shpikje për të bërë por është shumë e thjeshtë dhe normalisht ata që kanë qënë 8 vjet në qeveri dhe nuk e kanë bërë këtë gjë dhe të rrish dhe të pyesësh se si, domethënë i mjeri ky popull kë ka pasur në qeveri dhe fatkeqësisht mjerë ata që besojnë ndryshe nga ne në një rrugë tjetër dhe në krye të kësaj rruge ju.

Gjate gjithe fjales se tij, kryeminitri eshte nderprre nga replikat e opzites ,. Edi Paloka ne emer te tyre, I kerkoi qeverise te terheqe vendimin qe penalizon qytetaret dhe shoferet

Dhe javën tjetër do të bëni atë ritualin e përshpijtjes që do të bëni atë luftën me komunizmin që ekziston vetëm në kokën e njërit prej jush. Transportin e latë si mos më keq sot doni të përfitoni edhe politikisht. Cilën rrugëdalje bëtë ju që dilni dhe akuzoni qeverinë sot. Zero, zero, zero argumenta. Ndërtuar një sistem transporti publik sikur të ishte Shqipëria një periferi e Bangladeshit."


Ministri Tahiri ka replikaur me pas duke sqaruar se siguaria e qytetareve eshte ne rrezik prandaj dhe do te rritet dyshemja e ndeshkimit per shkelesit ne kete sector . I gjithe debate ne kuvend, erdhi pas fjales se deputetit te elbasanit Lucinaomn Boci , i cili e cilesoi absurd te gjithe nismen e prezantuar dy dite me pare nga mnistrat Tahiri dhe Haxhinasto .

Free Traffic Exchange