A1 Report - Trafiku i qënieve njerëzore, Rama "Sistemi i drejtësisë si Lazarati"

2015-08-22 1

TIRANE - Qeveria shqiptare ka nisur një projekt të ri në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. "Linjat falas kundër trafikimit të personave" është një tjetër inicativë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Linja falas 116006 do të shërbejë si një dritare më shumë në luftën kundër kësaj dukurie.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se aplikacioni i jep ndihmë personave në nevojë alarmante. Rama tha se jetësimi i këtij projekti në bashkëpunim me SHBA-në, është progres për vendin por ky progress është i kotë nëse sistemi i drejtësisë nuk është efikas. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sistemin e drjetësisë me Lazaratin.

"Po kemi një Lazarat që është problem, por ka një Lazarat tjetër më të shtrirë në gjithë territorin dhe ky është Lazarati real dhe më i rrezikshëm që kërcënon çdo ditë shoqërinë, ekonominë, dhe jetën e njerëzve dhe ky është sistemi i drejtësisë. Njësosj si Lazarati i vogël edhe ky duhet vënë nën kontroll" theksoi Rama.

Sipas kryeministrit në 23 qershor njerëzit dhanë një mesazh të qartë, jo për të ndryshuar një qeveri me një tjetër por për të sjell një ndryshim të prekshëm. Rama ka paralajmëruar se edhe në sistemin e drejtësisë do të ketë një ofensivë pasi qeveria nuk mund të rri sy mbylluar edhe duar kryq para padrejtësive.

"Në 23 qershor njerëzit dhanë një mesazh të qartë. Rezuiltati tregoi se nuk ishte për ndryshimin e një qeverie me një qeveri tjetër, por për ndryshim rrënjësor. Nuk na rezulton se ky mesazh ka shkuar me forcën e duhur në prokurori dhe gjyësor. Nëse ka diçka që ende nuk është bindëse është drejtësia. Ky është një problem kompleks. Përgjegjësia bie mbi strukturën e pavarur të drejtësisë. Ne nuk kemi mandate të rrimë sy mbyllur e duar kryq. Është fatkeqësi kombëtare që në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me vrasrës e dhunues që nuk e kanë për hertë të parë e janë të lirë, kanë arritur të korruptojnë gjykatësit. Kjo është përtej të gjitha mundësive për të duruar e qëndruar në vend për shkaqe që lidhen me teori kushtetuese apo juridike të pavarisëisë dhe me flamurin e pavarëisë këta gjykatës t'i marrin jetën të pafajshmve. Duhen sghporrur këta gjykatës të korruptuar dhe ofensiva do të fillojë e nuk do të ndalet në këtë pjesë" , ka thënë Rama

Tahiri: të vendosur për të luftuar trafikun
Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se kjo linjë është një përpjekje në luftën tonë kundër trafikimit të qënieve njerëzore

"Rarporti i Komisionit Evropian vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këto 8 muaj. Për herë të parë në vitin 2014 qeveria e re përcaktoi për qeniet e trafikuara një buxhet të vetin. Është përmirësuar koordinimi i strukturave të policisë dhe prokurorisë, ndërkohë me ndihmën e PAMECA është ngritur një strukturë kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një fokus i veçantë i është kushtuar përdorimit të territorit shqiptar si vend tranzit për të kaluar drejt vendeve perëndimore. Që prej 1 qershorit 2014 Ministria e Mirëqënies ka vendo...