Fuqizimi dhe koordinimi i Edukimit Mjedisor në sistemin arsimor dhe veprimtarinë mjedisore ka qenë qëllimi i një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Mjedisit.
Në fjalën e tij Ministri Koka vuri në dukje rëndësinë e edukimit mjedisor tek brezat e rinj duke e cilësuar atë si një zgjidhje afatgjatë. Në kurikualet e arsimit parauniversitar edukimi mjedisor tashmë është një domosdoshmëri. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e theksoi këtë, duke kërkuar kontributin e të gjithëve në formimin e individëve të përgjegjshëm ndaj mjedisit.I pranishëm në këtë aktivietet ishte edhe ambasadori i BE Ettore Sequi, i cili vuri në dukje se cdo hap i ndërrmarë në funksion të mjedisit është investim për të ardhmen e vendit.