A1 Report - Kuba e BE rinisin negociatat per rivendosje te marredhenieve

2015-08-21 0

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka pranuar të nisë negociatat me Kubën, të cilat kanë si synim rivendosjen e plotë të marrëdhënieve dypalëshe.

Bisedimet, të cilat mund të fillojnë muajin e ardhshëm, do të fokusohen në rritjen e tregtisë, investimeve si dhe do të përfshijnë një dialog për të drejtat e njeriut. Ky lajm u bë i ditur nga zyrtarë të BE. Që prej vitit 1996, BE i ka kufizuar lidhjet e saj me Kubën për të nxitur krijimin e një demokracie pluraliste dhe progresin në respektimin e të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, theksoi se të drejtat e njeriut qëndronin në thelbin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Lajmërimi i fillimit të këtyre negociatave vjen në një moment kur Kuba është e angazhuar në një proces reformash ekonomike dhe sociale, të nisura nga presidenti Raul Castro.

Ambasadori i BE-së në Havana, Herman Portocarero tha se bisedimet vijnë si përgjigje e ndryshimeve 'serioze' në Kubë.

Free Traffic Exchange