A1 Report - Rrugët e pasigurta, në 23 vite 7000 të vdekur, Kikina: Duhen investime

2015-08-21 3

TIRANE- Në 23 vite kanë humbur jetën plot 7000 shtetas shqiptarë, si dhe të gjitha akset rrugore deri më sot qofshin urbane apo rurale nuk janë kolauduar për kushtet e sigurisë. Këtë deklaron në një intervistë për "A1 Report" eksperti i sigurisë rrugore Sokol Kikina.

Një element i rëndësishëm sipas Kikinës që mund të parandalojë aksidentet, është edukimi i shoqërisë, si dhe fushatat sensibilizuese.

E teksa harta e Shqipërisë dominohet nga 140 pika të rrezikshme, për Kikinën përgjegjësia në aksidentet rrugore mbetet sa shtetërore, aq edhe qytetare.

Për ekspertin e sigurisë rrugore ngritja e një task forcë me kompentenca kombëtare në administrimin dhe monitorimin e akseve rrugore, mund të ndalë bilancin tragjik të aksidenteve në rrugë.

Free Traffic Exchange