GJENEVË- Gjatë ditës së diel votuesit zviceranë kanë aprovuar me 50,3% vota pro një referendum, i cili vendos një limit për numrin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Këshilli Federal i Zvicrës para votimit doli kundër referendumit duke argumentuar se aprovimi i tij do t'a bënte më të vështirë gjetjen e punëtorëve për bizneset zviceriane si dhe do të kishte një efekt negative në marrëdhëniet me BE.
Zvicra nuk është shtet anëtar i BE-së, por ka adoptuar thuajse shumicën e politikave të BE-së. Komisioni Europian shprehu keqardhje ditën e diel lidhur me miratimin e këtij referendumi. Sipas tyre ky referendum del kundër principit të lëvizjes së lirë të njerëzve mes BE-së dhe Zvicrës.
Komisioni Europian shtoi se BE do të rishikonte të gjitha relatat e saj me Zvicrën.
Të huajt përbëjnë 1/4 e krahut të punës dhe 20% të popullsisë së Zvicrës. Shumica e emigrantëve në vend përbëhet nga shqiptarë, boshnjakë dhe turq, të cilëve iu mohua e drejta për të votuar referendumin, për shkak të vështirësisë për të marrë shtetësinë zvicerane.