A1 Report - Rama ne Pogradec: Borxhet ndaj kompanise ndalen punimet ne rruge

2015-08-21 1

Pogradec - Punimet për ndërtimin e rrugës në hyrje të Pogradecit, nuk do të hasin më probleme, edhje pse deri tani ato janë blllokuar tre herë., Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në inepektimin e këtyre punimeve, tha se këto projeket janë bërë pa asnjë plan, duke shkatërruar natyrën. Rama njoftoi rishikimin e projektit, me qëllim plotësimin e mangësive të tij.Më pas, Rama bëri me dije se qeveria shqiptare do t'i japë fund tentativave për ndërtimet në anë të rrugës, ndërsa premtoi se rruga në hyrje të pogradecit, merr rëndësi të dyfishtë në këtë prag sezoni turistik.Gjatë inspektimit të kryer dje, Rama ka bërë me dije se projekti për ndërtimin e kësaj rruge u bllokua për muaj të tërë, për shkak të "borxheve që qeveria e mëparshme kishte ndaj kompanisë", borxhe këto, që do të shlyhen sa më shpejt.

Free Traffic Exchange