A1 Report - Kredite e buta, zyrtaret e larte do t'i paguajne me norme tregu

2015-08-21 1

TIRANE- Asnjë prej zyrtarëve të lartë të shtetit që kanë përfituar kredi për blerje banesash, nuk do t'i paguajë ato më me norma të ulëta si kredi të buta. Qeveria ka vendosur që t'ua heqë të drejtën e interesit minimal 145 zyrtarëve, duke ua kaluar këto kredi njësoj si ato që merren në bankat private me normë tregu.

Burime zyrtare nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, bënë të ditur për "A1 Report" se, "të gjitha kreditë e akorduara zyrtarëve të lartë gjatë viteve të fundit janë nën një proces verifikimi dhe disa që janë konsideruar si abuzive, do t'i kalojnë Prokurorisë për ndjekje penale".

Ministria e Zhvillimit Urban ka njoftuar se, programi i kreditimit të lehtësuar me 0% interes për qytetarët që banojnë në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje.

Gjithashtu Ministria do të vazhdojnë të trajtojë edhe 86 raste me 3% interes, si raste që kanë lidhur kontratën me BKT-në, dhe janë në fazën e disbursimit të kredive, duke bërë të mundur lëvrimin e menjëhershëm të tyre dhe sigurimin e banesave për të gjithë këto familje.

Free Traffic Exchange