A1 Report - Dekriminalizimi, PD gati paketën "Test droge për zyrtarët e lartë"

2015-08-22 1

TIRANË - Demokratët kanë rikthyer në tryezën e diskutimit politik platformën për dekriminalizimin, të cilën e publikuan në fillim të këtij viti pas marrëveshjes konsensuale me mazhorancën në dhjetor.

Nga selia e Partisë Demokratike deputeti Oerd Bylykbashi foli për pikat kryesore të këtij drafti që pastron politikën dhe administratën nga të inkriminuarit, e ku spikat një element shtesë, test droge për të gjithë zyrtarët.

Ndonëse propozimi i mëhershëm i demokratëve nuk u kalua asnjëherë nëpër komisionet parlamentare, që sipas demokratëve përbën një shkelje të kushtetutës, Bylykbashi tha se kjo paketë bën që zyrtarët që rezultojnë të inkriminuar tu ndërpritet mandati.

Sipas kësaj pakete, kushdo që ka një llogari të hapur me drejtësinë e vendeve të tjera duhet të përjashtohet nga përfshirja në politikë. Po ashtu, edhe personat që janë në procese gjykimi dhe hetimi në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda.

Sipas PD-së jashtë funksioneve zyrtare duhet të qëndrojnë edhe ata persona që përdorin identitet të ndryshuar ose të dyfishtë. Për tu vërtetuar nëse ata kanë qenë të përfshirë ose jo në veprimtari kriminale në të shkuarën, tha Bylykbashi, - do të merren shenjat e gishtërinjve.