A1 Report - Konferenca e kryetarëve rrezon kerkesen e PD

2015-08-21 0

Në një mbledhje jashtë rendit të ditës konferenca e kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimet dhe emërimet në policinë e shtetit. Kjo u bë e ditur nga kryetar i grupit parlamentar Edi Paloka në një deklaratë të posaçme për mediat vetëm për këtë çështje ku sipas tij kjo tregon se qeveria drejtohet nga krimi .


Ndërsa Ilirjan Celibashi, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se komisioni nuk mund të ngrihej pasi do të kishte mbivendosje të kompetencave.

Prej disa ditësh Partia Demokratike nëpërmjet deputeteve të saj ka hedhur akuza ndaj rekrutimeve në policinë e shtetit .