A1 Report - Bileta e Urbanit do të kushtojë 50 lekë, A1 Report zbardh draftin

2015-08-21 1

TIRANE- Bileta e urbanit do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë një përdorimëshe. TV A1 Report zbardh draftin e plotë të projektmarrëveshjes mes Ministrisë së Transporteve me shoqatën e transportit urban.

Ekspertët e ministrisë së Transporteve që kanë hartuar draftin e kanë argumentuar ndryshimin e çmimit të biletës së transportit urban me gjendjen tepër të rënduar ekonomike dhe financiare të shoqërive të transportit, por sigurisht nuk është harruar edhe situata e vështirë e shtresave më të dobëta ekonomike të popullsisë.

Në nenin 2 të kësaj projektmarrëveshje, thuhet se ";Ministria merr përsiper përgatitjen dhe propozimin e projekt vendimit të KM për ndryshimin në rritje të tarifave të shërbimit urban, si në vijim;
- Biletë një udhëtimeshe, 50 lekë
- Aboneja e pajtimit mujor, e përgjithshme, 1800 lekë,
- Aboneja e pajtimit mujore, për studente, 900 lekë,
- Aboneja e pajtimit mujore, për një linje, 1400 leke

Sa u përket kategorive sociale, ata do të vazhdojnë të rimbursohen nga shteti. Në këtë draft marrëveshje thuhet se Shoqata, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, për një periudhë 3-5 mujore duhet të gjejë modalitetet për unifikimin e legjislacionit për të gjithë kategoritë e veçanta të qytetarëve që sot me ligj e përfitojnë shërbim falas.

Por drafti i ri parashikon që rritja e çmimit të biletës të shoqërohet me investime nga shoqata e transportit urban, ku kërkohet që brenda një viti të fillojë të aplikohet sistemit elektronik i beletave shumëpërdorimshe.

Aktualisht çmimi i biletës së transportit urban është 30 lekë, por prej kohësh shoqata ka kërkuar rritje të saj, me pretendimin se jo vetëm që ëhstë rritur çmimi i karburantit, por as shteti nuk subvencionon kategoritë e veçanta sociale që udhëtojnë falas. Propozimi i shoqatës është që bileta të bëhet 70 lekë.

Free Traffic Exchange